Si t'i ruani frutat e thata?
Frutat e thata janë një ushqim i mrekullueshëm për të patur në kuzhinën tuaj. Ato janë jashtëzakonisht të shëndetshme pasi janë një burim proteinash dhe i japin shije unike shumë recetave që ju mund të gatuani.
Kështu që, duke pasur të gjitha këto parasysh, lë të flasim më në detaje mbi mënyrat se si ti ruani ato sa më gjatë.
Frutat e thata duhet të mbahen larg dritës dhe nxehtësisë, prandaj duhet të gjeni një vend të freskët dhe të errët për t’i ruajtur. Ruajtja në sirtar është një metodë që ndikohet shumë nga sa të freskëta këto fruta kanë qënë në momentin që janë blerë, dhe nëse zgjidhni t’i blini në supermarket është e vështirë për ta ditur me saktësi. Prandaj, nëse i vendosni ato në një mbajtëse hermetike prej qelqi, do të mund të qëndrojnë të freskëta për më gjatë. Gjithashtu, sado e cuditshme mund t’ju tingëllojë, është e këshillueshme që t’i mbani frutat e thata në frigorifer, sidomos në muajt e ngrohtë të vitit apo nëse jetoni në vende me lagështi. Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm për t’u përmendur është shmangia e qeseve plastike, pasi ato largojnë shijen e frutave..
Nëse jeni një person që preferon të blejë në sasi të mëdha, për periudha të gjata kohe, atëherë zgjidhja për ju është ruajtja e frutave të thata në ngrirje. Në këtë mënyrë ju mund t’i ruani ato deri në 12 muaj. Por, kujdes. Kjo metodë është efektive për shumë fruta të thata por nuk këshillohet për të gjitha llojet e arrave. Ju mund vendosni në ngrirje kikirikët, kasjusin, arrat makadamia, lathitë dhe bajamet por bëni kujdes me lloje të tjera që nuk janë përmendur më sipër.
- Mbajini larg ushqimeve me aroma të forta si qepët apo hudhrat pasi mund të thithin aromat e tyre.
- Frutat e thata me lëvore kanë jetëgjatësi më të lartë, për këtë arsye janë më të këshillueshme kur blini në sasi të mëdha.
Mbani parasysh se këto janë këshilla të përgjithshme dhe shumë faktorë të tjerë specifikë të ambjentit ku jetoni mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e frutave të thata. Prandaj në të gjithat pikat Krik Krak ku do të zgjidhni të blini, do të këshilloheni në detaje mbi ruajtjen sa më të mirë të tyre.