7 fruta të thata që duhet ti përfshini në dietën tuaj për një jetesë të shëndetshme!
Frutat e thata janë një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminave, mineraleve, fibrave dhe zëvëndësuese të përsosura të ushqimeve me kalori të larta.
Për më tepër, ato janë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe disa llojeve të kancerit. Nga studimet e shumta është arritur në përfundimin se personat që konsumojnë më tepër fruta të thata, kanë norma më të ulëta të diabetit, kolesterolit dhe janë më të mbrojtur nga sëmundjet që prekin trurin.
Për këtë arsye, ekspertët e shëndetit i mëshojnë përfshirjes së frutave të thatave në dietën tuaj ushqimore dhe ne do të ndalemi në këtë artikull tek ato më të domosdoshmet.
- Bajamet.
Bajamet janë të pasura me antioksidantë dhe kanë zero kolesterol. Ato janë të njohura për lehtësimin e tretjes, problemet e frymëmarrjes dhe sëmundjet e zemrës, dhe gjithashtu janë një ndihmë e madhe për shëndetin e flokëve, lëkurës dhe dhëmbëve. - Kasjusi.
Kasjusi është një burim fibrash dhe yndyrnash të shëndetshme për zemrën. Gjithashtu përmban lëndë si bakri dhe magnezi të cilat janë lëndë të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe të kockave, rrisin imunitetin dhe ju mbushin me energji. - Rrushi i thatë.
Rrushi i thatë është një ushqim i përkryer për shëndetin e zemrës tuaj pasi ndikon në uljen e sheqerit në gjak dhe mban nën kontroll presionin e tij. Për më tepër fibrat që gjenden në të ulin nivelin e kolesterolit, forcojnë imunitetin dhe forcojnë kockat. - Arrat.
Ky frut është i pasur me omega-3, fibra, proteina, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Të gjitha këto ndikojnë në uljen e inflamacioneve që mund të shkaktojnë atak kardiak. Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i arrave, mund të reduktojë me 50% riskun e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, arrat rrisin mbrojtjen nga disa lloje të kancerit në trupin tuaj.
- Hurmat e arabisë.
Hurmat e arabisë ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe ndalojnë krijimin e pllakave në tru, gjë e cila është tepër e rëndësishme për të parandaluar sëmundjen e Alzheimer. Gjithashtu, meqënëse janë të pasura në fibra, ato ndihmojnë aparatin tretës dhe mbajnë nën kontroll presionin e gjakut. - Kajsitë e thata.
Nëse po kërkoni një ushqim të pasur në vitamin A dhe C, atëherë kajsitë e thata janë zgjidhja më e mirë. Ky frut i thatë mbron shëndetin e syve, ushqen lëkurën dhe përmirëson tretjen. Për më tepër, studimet e fundit kanë treguar se kajsitë e thata mbrojnë mëlcinë nga dëmet që mund të shkaktojë alkooli. - Lajthitë.
Lajthitë janë një snack i shijshëm dhe një ingredient i shkëlqyer në shumë gatime. Por ato sjellin edhe një sërë përfitimesh për shëndetin tuaj. Lajthitë mund të ndihmojnë në rënien në peshë, të mbrojnë qelizat tuaj nga dëme të ndryshme dhe të ulin nivelin e kolesterolit. Për më tepër, këto fruata të thata luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e riskut ndaj diabetit te tipit 2.
Pra, frutat e thatat janë të pasura me një sërë lëndësh të dobishme për shëndetin tuaj dhe nëse përdoren në sasitë e duhura dhe bëhen pjesë e një diete të mirëmenduar, sjellin përtifime të panumërta.
Të gjitha frutat e përmendura më sipër i gjeni në të gjithat pikat Krik Krak!