Bajame
Bajamet janë të pasura me energji, proteina,të mbushura me antioksidantë, vitamina, minerale si dhe omega-3 acide yndyrore.
Ato janë të mbushura me grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks si: riboflavin, thiamin, acid pantothenic, vitamin B-6 dhe acid folik. Janë burime të pasura me vitamina dhe minerale. Bajamet paraqesin një nga komponentët bazë për energji si dhe vlera ushyese. Këto fruta janë të pasur me acide yndyrore oleike dhe palmitoleike, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e kolesterolit të mirë në trupin e njeriut.
Bajamet kane nivele te larta yndyre, por ata ndihmojne per te humbur peshe. Ato përmbajë yndyra te ngopura te cilat bejne te ndiheni te ngopur shpejt e ne kete menyre te ndaloni mbingrenien. Por nuk duhet te konsumoni më shumë se nje grusht ose 12 kokrra. Edhe pse bajamet kanë yndyrëra të shumta, konsumuesit e rregullt të bajameve janë më të dobët në peshë se ata që nuk konsumojnë bajame. Nga një studim ata që kanë konsumuar bajame së paku 2 herë në javë, gjasat që të shtojnë peshë kanë qenë 31% më të vogla ata që nuk kanë konsumuar apo konsumuar rrallë bajamet.
Mban ulur presionin e gjakut pasi bajamet përmbajnë shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur për të kontrolluar tensionin e gjakut.
Ato I mbrojnë muret e arterieve, rrisin sinergjinë, me vitaminë E, duke zvogëluar rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Bajamet ndihmojnë në funksionimin e trurit pasi përmbajnë riboflavin dhe L-Karnitinë, ushqyes të cilët rrisin aktivitetin e trurit dhe mund të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e Alzhemerit.
Për një lëkurë shumë të mirë. Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumeshti i bajameve jane nga perberesit kyesore ne prodhimet e kremarave te lekures. Produktet e bajames mbrojne lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.
Bajamet janë të vetmet që një nga proteinoformuesit që alkalizohen.Kur trupi juaj është në mungesë të alkaloidëve, rrezikoheni nga osteoporoza, funksionimi i sistemit imun, fuqi të dobët si dhe shtim të peshës.
Janë ideale për diabetikët pasi kanë shume proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato jane ideale për diabetikët dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.
Ndalon kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkun. Ato janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojne në rregullimin e brendshem dhe pastrojne traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojne trupin tonë per të luftuar kancerin e zorrës së trashë.
Përforcues të energjisë. Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato perforecues te energjisë. Kur te ndiheni te lodhur hani nje grusht bajame me mire sesa te konsumoni psh pike energjike.
Bajamet në shtatzani. Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor per mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës ne menyre te shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit.